Zyra e kryeministrit, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, seancë të jashtëzakonshme për projektligjin për ndalimin e lojërave të fatit.

“Ju drejtohem me këtë kërkesë për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, për ditën e mërkurë me 03.04.2019, në ora 11:00, lidhur me projektligjin për ndalimin e lojërave të fatit”, thuhet në kërkesën e shefit të qeverisë.

Ditën e martë qeveria e Kosovës ka aprovuar projektligjin për ndalimin e lojërave të fatit.

Në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Ramush Haradinaj tha se me këtë projektligj ndalohen të gjitha lojërat e fatit, përveç Lotarisë së Kosovës.