Zyba: Thaçi ka shkuar në Prekaz me i mbush bateritë e patriotizmit para se të shkojë në Hagë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë ditës së shtunë ka bërë homazhe te varri i heroit legjendar Adem Jashari.

Thaçi tha se “Jam këtu në këtë muzg veror edhe për të ritheksuar fuqishëm se dielli do të lindë përsëri”.

Vizitën e Thaçit në Prekaz ndryshe e vlerëson kryetari i degës së LVV-së në Suharekë dhe deputeti, Salih Zyba.

Zyba thotë se Thaçi ka shkuar në Prekaz me i mbush bateritë e patriotizmit para se të shkojë në Hagë për t’u marrë në pyetje.

“Paska shkuar Thaçi në Prekaz. Me i mbush bateritë e patriotizmit para se të shkojë në Hagë për t’u marrë në pyetje? Familja Jashari nuk e pranon në shtëpi. Dorën në zemër as heronjtë e rënë Jasharaj sa ishin gjallë nuk e pranonin” ka shkruar Zyba.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.