Zyba: Mos të rritet buxheti për mbrojtjen e të akuzuarëve, mjetet të shkojnë në trajtimin e veteranëve

24.07.2020

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje nga Komuna e Suharekës, Salih Zyba, ka kundërshtuar kërkesën e deputetit Gazmend Abrashi që buxheti për mbrojtjen e të akuzuarëve të UÇK-së të rritet nga 5.5 milion euro në 20 milion. Zyba ka shtuar se këto mjete duhet të shkojnë për trajtimin e veteranëve të plagosur në luftë dhe mirëqenien e […]

Zyba: Mos të rritet buxheti për mbrojtjen e të akuzuarëve, mjetet të shkojnë në trajtimin e veteranëve Foto: Salih Zyba

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje nga Komuna e Suharekës, Salih Zyba, ka kundërshtuar kërkesën e deputetit Gazmend Abrashi që buxheti për mbrojtjen e të akuzuarëve të UÇK-së të rritet nga 5.5 milion euro në 20 milion.

Zyba ka shtuar se këto mjete duhet të shkojnë për trajtimin e veteranëve të plagosur në luftë dhe mirëqenien e familjeve të tyre.

“A është e sinqertë kërkesa e deputetit Gazmend Abrashi ku në rishikim të buxhetit propozon që nga 5.5 milion € të ndarë të rritet në 20 milion € për mbrojtjen e të akuzuarve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.

E duke qenë kështu, konsideroj që këto mjete duhet të shkojnë për trajtimin e veteranëve të plagosur në luftë dhe mirëqenien e familjeve të tyre.
Duhet të investohet në veri të vendit për t’i kthyer të zhvedosurit që luftuan për çlirim, e sot kanë kërkesën e vetme për bashkim.

Ndërsa ata që e krijuan këtë Gjykatë duke qenë në pushtet për të vjedhur milionat, le ti bashkojnë milionat e vjedhur nëse dyshojnë që dënohen, e jo buxhetin e shtetit e qytetarëve ashtu të varfër” ka shkruar Zyba.