Zyba: Ajo çka kemi deklaruar në vitin 2007 është më aktuale se kurrë

18.09.2023 Lajme
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba ka reaguar lidhur me temën aktuale, atë të asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Reagimi i deputetit Zyba vjen disa ditë pas takimit në Bruksel të kryeministrit Kurti me palën serbe, ku Kurti ka refuzuar themelimin e asociacionit.
Në reagimin e tij Zyba ka shkruar se “E kemi thënë, por vazhdon të mbetet aktuale. Ajo çka kemi deklaruar në shkurtin 2007, ajo çka kemi insistuar në prillin 2013, është më aktuale se kurrë. Sot, arma kryesore në duar të Serbisë janë këto marrëveshje për cilat me ngulm kemi insistuar të mos bëhen.
10 shkurt 2007, Albin Kurti:
‘’Po dojnë me maru komuna me shumicë serbe, që kanë me pasë jashtëzakonisht ma shumë kompetenca se komunat me shumicë shqiptare. Dojnë me na maru diçka ngjashëm si ‘republika serbe’ brenda Kosovës, me na maru një kancer që ka me kontrollu Serbia, edhe krejt koha, nervat, enegjia ka me na shku t’u këqyr me asimilu këtë kancer’’.