Zvicra voton të dielën, në mesin e 6 kandidatëve shqiptar edhe Arbër Bullakaj nga Suhareka

19.10.2019

Qytetarët zviceran me të drejtë vote të dielën më 20 tetor do ti drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet federale. Në mesin e shumë kandidatëve janë edhe gjashtë kandidat shqiptar, njëri prej tyre është edhe Arbër Bullakaj nga Suhareka. Arbëri është bërë pjesë e garës elektorale si kandidat nga Partia Socialiste për deputet në parlamentin […]

Zvicra voton të dielën, në mesin e 6 kandidatëve shqiptar edhe Arbër Bullakaj nga Suhareka Foto: Ilustrim

Qytetarët zviceran me të drejtë vote të dielën më 20 tetor do ti drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet federale.

Në mesin e shumë kandidatëve janë edhe gjashtë kandidat shqiptar, njëri prej tyre është edhe Arbër Bullakaj nga Suhareka.

Arbëri është bërë pjesë e garës elektorale si kandidat nga Partia Socialiste për deputet në parlamentin zviceran.

I larguar në moshën 8 vjeçare nga Kosova, Arbër Bullakaj kishte thënë se “një çështje që më fle në zemër ka të bëjë me nënshtetësinë”.

Angazhimi i Bullakajt në këto zgjedhje ku më 20 tetor votuesit zviceranë do të zgjedhin përfaqësuesit e tyre për në Parlament dhe në Senat (Dhomën e Shteteve), dëshmon faktin se shqiptarët në Zvicër (rreth njëqind mijë me pasaportë zvicerane) nuk mund të qëndrojnë indiferentë ndaj këtyre zgjedhjeve.

Për më tepër, një pjesë e tyre kanë zgjedhur t’i futen politikës për të qenë pjesë aktive e vendimmarrjes politike në këtë vend. Nuk janë të paktë ata që sot janë këshilltarë komunalë dhe deputetë në nivel parlamenti kantonal. Por, deri më sot, askush nuk ka arritur të zgjidhet në parlamentin federal. 

Edhe pse i ri në moshë (33 vjeç) ai ka një përvojë politike 12-vjeçare. Është zgjedhur në parlamentin lokal të qytetit Wiler gjatë një periudhe 7-vjeçare si dhe nënkryetar i partisë socialiste për kantonin St-Gallen prej pesë vitesh.

Ai kishte thënë se Zvicra, një vend ku jetojnë shumë kombësi ka ligjin më të ashpër për marrjen e nënshtetësisë së saj. Një ligj përplot kushte e pengesa dhe i shtrenjtë, gati 40’00 franga zvicerane. Unë do të doja të kërkoja që ta ndryshoj këtë, në mënyrë që të ketë sa më shumë njerëz të natyralizuar që përfshihen në demokracinë zvicerane duke u bërë anëtarë të barabartë me të tjerët.