Zvicra përditëson listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë, nuk ka karantinë për ata që udhëtojnë nga Kosova

Zvicra përditëson listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë, nuk ka karantinë për ata që udhëtojnë nga Kosova

Është përditësuar lista e shteteve dhe territoreve që janë me rrezikshmëri të lartë për shtetin e Zvicrës. Kjo listë do të hyjë në fuqi në orën 00:00 të datës 7 janar 2021.

Edhe me përditësimin e ri Kosova dhe Shqipëria janë dy shtetet Ballkanike që nuk janë në listën e rrezikshmërisë për Zvicrën, me çka nënkuptohet se të gjithë banorët e Zvicrës mund të lëvizin lirshëm në Kosovë dhe Shqipëri, shkruan SuharekaOnline.

Në Zvicër ekziston një kërkesë karantine për udhëtarët nga vende dhe zona të caktuara. Lista e këtyre shteteve dhe territoreve do të azhurnohet më 15 Janar. Një rezultat negativ i testit nuk heq karantinën. Për më shumë lexo këtu.

Nëse një vend apo zonë përfshihet në listën e karantinës varet nga situata e saj/tij 14-ditore. Kjo situatë paraqet numrin e infeksioneve të reja që kanë ndodhur për 100,000 banorë në 14 ditët e fundit.

Nëse numri i rasteve në një vend të caktuar është të paktën 60 më i lartë se i atyre në Zvicër, vendi futet në listë, sepse ka një rrezik më të lartë të infeksionit sesa Zvicra.

RAPORTO