Zvicra përditëson listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë, mbetet Kosova largohet Shqipëria

07.04.2021

Është përditësuar lista e shteteve dhe territoreve që janë me rrezikshmëri të lartë për shtetin e Zvicrës. Kjo listë do të hyjë në fuqi në orën 00:00 të datës 8 prill 2021. Edhe me përditësimin e ri Kosova ende mbetet në listën e rrezikshmërisë për Zvicrën, ndërsa Shqipëria largohet nga lista e vendeve me rrezikshmëri […]

Zvicra përditëson listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë, mbetet Kosova largohet Shqipëria Foto: zvicer

Është përditësuar lista e shteteve dhe territoreve që janë me rrezikshmëri të lartë për shtetin e Zvicrës. Kjo listë do të hyjë në fuqi në orën 00:00 të datës 8 prill 2021.

Edhe me përditësimin e ri Kosova ende mbetet në listën e rrezikshmërisë për Zvicrën, ndërsa Shqipëria largohet nga lista e vendeve me rrezikshmëri të lart, shkruan SuharekaOnline.

Nëse një vend apo zonë përfshihet në listën e karantinës varet nga situata e saj/tij 14-ditore. Kjo situatë paraqet numrin e infeksioneve të reja që kanë ndodhur për 100,000 banorë në 14 ditët e fundit.

Nëse numri i rasteve në një vend të caktuar është të paktën 60 më i lartë se i atyre në Zvicër, vendi futet në listë, sepse ka një rrezik më të lartë të infeksionit sesa Zvicra.