Zvicra nuk e përjashton testimin e detyrueshëm në aeroporte në vend të karantinës
Gjithnjë e më shumë vende fqinje me Zvicrën po pajtohen se büërja e testeve për koronavirus në aeroporte ka kuptim. Për shembull, testimi i detyrueshëm do të futet në Austri dhe Francë nga gushti. Epidemiologu Nicola Low nga Universiteti i Bernës është i bindur se testimi i detyrueshëm për koronavirus në aeroportet zvicerane për udhëtarët […]
Gjithnjë e më shumë vende fqinje me Zvicrën po pajtohen se büërja e testeve për koronavirus në aeroporte ka kuptim. Për shembull, testimi i detyrueshëm do të futet në Austri dhe Francë nga gushti.
Epidemiologu Nicola Low nga Universiteti i Bernës është i bindur se testimi i detyrueshëm për koronavirus në aeroportet zvicerane për udhëtarët nga zonat me rrezik të lartë do të kishte kuptim. Testet mund të ndihmojnë në prishjen më të shpejtë të zinxhirit të infeksionit, shkruan <<srf.ch>>.
Kjo, për shkakun se emigrantët e infektuar nuk duhet të presin së pari simptomat, por ata tashmë do të jenë të informuar nga rezultati i testit për ekzistimin e infeksionit me koronavirus.
Sipas informacioneve të mëparshme, rezultati negativ i testimit për koronavirus në Gjermani ka për qëllim të zëvendësojë detyrimin e karantinës për udhëtarët nga zonat e rrezikut.
Test në vend të karantinës?
Nicola Low nuk e pëlqen këtë arsyetim. Për të, testi nuk është zëvendësim i karantinës. Periudha e inkubacionit mund të zgjasë për disa ditë, kështu që të gjithë udhëtarët nga zonat e rrezikut duhet të vazhdojnë të jenë në karantinë – pavarësisht nëse testi ka qenë pozitiv apo negativ. Me një provë të dytë pesë deri në shtatë ditë më vonë, koha e karantinës mund eventualisht të shkurtohet, nëse është e nevojshme.
Teste vullnetare, edhe tani janë të mundshme në Aeroportin e Cyrihut
Testet në Qendrën Mjekësore të Aeroportit në Aeroportin e Cyrihut aktualisht mund të bëhen në baza vullnetare. Shteti mbulon koston prej 180 frangash, nëse përmbushen kritere të caktuara. Kreu i kësaj qendre, Adrian Krähenbühl dhe ekipi i tij aktualisht po kryejnë 30 deri në 80 teste në ditë. “Me këtë numër, ne arrijmë në fund të kapaciteteve tona. Nëse futet detyrimi, kapaciteti ynë nuk do të mjaftojë”, thotë Krähenbühl.
Megjithatë, zëdhënësi i aeroportit shpjegon se nëse do të vendosej detyrimi për testim, aeroporti do të ndihmonte për krijimin e një qendre testimesh. Në fund të fundit, Qeveria Federale është ajo që vendos.
Zyra Federale e Shëndetit Publik, duke iu përgjigjur pyetjes së bërë nga SRF shkruan se aktualisht konsiderohet “më pak praktike” kryerja e testeve të tilla pas hyrjes. Por, në varësi nga zhvillimet në nivel ndërkombëtar, BAG nuk e përjashton plotësisht një masë të tillë në aeroportet zvicerane.