Zvicra, një nga shtetet më mike të Kosovës

Zvicra mbetet një nga shtetet dhe vendet mike, që në vazhdimësi ka përkrahur dhe mbështetur Kosovën, në rrugëtimin për liri, pavarësi e shtetndërtim.

Këtë e konfirmoi edhe një herë Konsullja e Përgjithshme e Zvicrës në Mynih, Elizabeth Bösch Malinen, gjatë vizitës dhe bisedës së ngrohtë e të sinqertë me Konsullin e Përgjithshëm, Afrim Nura, në ambientet e Konsullatës së Kosovës në Mynih.

Intensifikimi i bashkëpunimit dhe forcimi i mëtutjeshëm i marrëdhënieve bilaterale ishte një nga temat kryesore të kësaj bisede.

Nura shprehu falënderimet e përzemërta popullit dhe shtetit zviceran për përkrahjen e vazhdueshme dhënë popullit dhe shtetit të Kosovës./albinfo.ch./

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.