Zvicra ndihmon Kosovën me 500 mijë CHF në luftën kundër covid-19

Ambasada Zvicerane në Kosovë ka bër të ditur se Zvicra pëkrah Kosovën në luftën kundër covid-19 dhe si rrjedhojë ndan edhe 500,000 CHF.

“Agjensia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) sapo ndau 500,000 CHF për të ndihmuar Kosovën të luftojë virusin COVID-19.

Në koordinim me donatorët e tjerë dhe UNDP në Kosovë, kjo mbështetje do të sigurojë ventilatorë për shpëtimin e jetës, që pritet të arrijnë në Kosovë deri në mes të prillit.

Zvicra e lavdëron Qeverinë e Kosovës për masat e marra deri më tani dhe profesionistët e shëndetit dhe të tjerët për përkushtimin e tyre në luftimin e COVID-19, duke mbrojtur kështu jetën dhe shëndetin e qytetarëve të Kosovës” thuhet në njoftimin e ambasadës zvicerane në Kosovë.

RAPORTO