Zvicra kap kosovarin që kishte hyrë ilegalisht dhe punonte pa letra

Ndalimi i hyrjes për Zvicrën dhe vendet e Shengenit i është zgjatur edhe për dy vjet, deri në fund të korrikut të vitit 2026

Zvicra kap kosovarin që kishte hyrë ilegalisht dhe punonte pa letra

Gjatë një kontrolli të trafikur, policia ka kapur një person, i cili, megjithë ndalimin që kishte për të hyrë në Zvicër po qëndronte këtu dhe punonte në skele (ndërtimtari) pa leje pune. Ai është arrestuar, gjobitur dhe dëbuar.

Në mbrëmjen e së hënës (27.06.2022), një patrullë policie në komunën Cham të Kantonit të Zug-ut ka ndaluar një furgon transporti dhe me atë rast ka kontrolluar tre personat që ndodheshin aty, transmeton albinfo.ch. Policia ka zbuluar se njëri prej tyre kishte një ndalim hyrjeje në Zvicër  që ishte i vlefshëm deri më 30 korrik 2024.


27-vjeçari kosovar megjithatë ka hyrë në Zvicër më 4 qershor 2022 me tren nga Italia. Ai ka deklaruar gjithashtu se kishte punuar si punëtor në skele, pa pasur lejen e detyrueshme të punës, shkruan policia e Kantonit të Zugut në një komunikatë të saj..

Ai u arrestua dhe u dënua me gjobë nga gjyqtari me procedurë të shkurtër i prokurorisë publike të kantonit Zug për shkelje të rregulloreve të hyrjes, qëndrim të paligjshëm të qëllimshëm në Zvicër dhe punësim të paautorizuar.

Më tutje atë e ka dëbuar nga Zvicra Zyra e Migracionit e Kantonit të Zugut. Më saktë ai është deportuar në vendin e tij, Kosovë, të premten e kaluar (1 korrik 2022), përcjell albinfo.ch. Ndalimi i hyrjes për Zvicrën dhe vendet e Shengenit është zgjatur edhe për dy vjet, deri në fund të korrikut të vitit 2026.

Punëdhënësi i tij jashtë kantonit është gjithashtu përgjegjës. Ai akuzohet për shkelje të ligjit për të huajt dhe integrimin.

KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë