Zvicra bën afër 8 mijë teste në ditë, raste pozitive më pak se Kosova

05.08.2020

Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) njofton se gjatë 24 orëve të fundit në Zvicër dhe Lihtenshtajn janë raportuar 181 infeksione të reja me virusin e korona nga 7906 mostra. 130 raste të reja të konfirmuara ishin raportuar të martën, 66 të hënën dhe 138 të dielën, njofton srf.ch. Deri më sot ka pasur gjithsej 35.927 […]

Zvicra bën afër 8 mijë teste në ditë, raste pozitive më pak se Kosova Foto: Ilustrim

Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) njofton se gjatë 24 orëve të fundit në Zvicër dhe Lihtenshtajn janë raportuar 181 infeksione të reja me virusin e korona nga 7906 mostra. 130 raste të reja të konfirmuara ishin raportuar të martën, 66 të hënën dhe 138 të dielën, njofton srf.ch.

Deri më sot ka pasur gjithsej 35.927 raste të konfirmuara me COVID-19 ndërsa 1706 njerëz kanë vdekur, nga ata që ishin testuar pozitivisht për Covid-19.

Ky numër nuk ka ndryshuar që nga një ditë më parë që dmth se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur të vdekur.

Gjithsej 4.354 persona është dashur të shtroheshin në spital që nga fillimi i pandemisë, transmeton albinfo.ch. Ky numër është vetëm për një më shumë se ai i një dite më parë.

1370 persona janë izoluar për shkak të përcjelljes së kontakteve. Poashtu 16.269 njerëz janë futur në karantinë pasi që janë kthyer nga një vend rreziku.

Në karantim ishin 4083 persona që kanë qenë në kontakt me të infektuarit. Këto të dhëna vijnë nga 25 kantone dhe Lihtenshtajni.