Zvicër, vetizolim për qytetarët nga 42 shtete, Kosova mbetet në “vendet me rrezik”

Deri më tani kanë qenë 29 shtete. Bosnja, Mali i Zi dhe Meksika janë vende të reja. Suedia dhe Bjellorusia, nga ana tjetër, nuk konsiderohen më një zonë rreziku, shkruajnë mediat zvicerane.

Lista e azhurnuar e kërkesave për karantinë vlen nga e enjtja, siç njoftoi Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) në faqen e saj të internetit. Sipas Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM), situata epidemiologjike është përkeqësuar në këto vende.

Kosova ende ndodhet në listën e “vendeve me rrezik” dhe personat që kthehen në Zvicër duhet të vetizolohen për dhjetë ditë, përcjell <<AlbInfo>>.

Lista e Shteteve:

Argjentinë

Armeni

Azerbajxhan

Bahrejn

Palestina

Bolivi

Bosnja dhe Hercegovina

Brazil

Kepi ​​Verde

Kili

Kosta Rika

Republika Domenikane

Ekuador El Salvador

Eswatini (Swaziland)

Guatemala

Hondurasi

Iraku

Izraeli

Katari

Kazakistani

Kirgistan

Kolumbi

Kosovë

Kuwait

Luksemburgu

Maldivet

Meksikë

Moldavi

Mali i Zi

Maqedonia e Veriut

Omani

Panama

Peru

Rusia

Arabia Saudite

Serbia

Afrika e Jugut

Suriname

Ishujt Turke dhe Kaikos

Emiratet e Bashkuara Arabe

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (përfshirë Porto Riko dhe Ishujt e Virgjër të Sh.B.A)

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.