Zv.ministrja e Arsimit thotë se po përgatiten që mësimi të zhvillohet në shkolla

09.07.2021

Tashmë ka përfunduar procesi mësimor për vitin shkollor 2020/21 për të gjitha klasat nga 1 deri në 12 si dhe universitetet publike dhe kolegjet private. Viti i ri shkollor 2021/22 pritet të fillojë më 1 shtator, por ende nuk dihet se ky mësim a do të zhvillohet në shkolla apo përmes platformave online. Kjo si […]

Zv.ministrja e Arsimit thotë se po përgatiten që mësimi të zhvillohet në shkolla Foto: Ilustrim

Tashmë ka përfunduar procesi mësimor për vitin shkollor 2020/21 për të gjitha klasat nga 1 deri në 12 si dhe universitetet publike dhe kolegjet private.

Viti i ri shkollor 2021/22 pritet të fillojë më 1 shtator, por ende nuk dihet se ky mësim a do të zhvillohet në shkolla apo përmes platformave online.

Kjo si pasojë e COVID-19, edhe pse aktualisht situata me këtë virus në vendin tonë është e mirë, nuk ka raste të shumta të infektimeve.

Gjatë ditës së sotme zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Edona Maloku-Bërdyna ka mbajtur një konferencë për media.

Në këtë konferencë Maloku-Bërdyna ka thënë se kanë filluar përgatitjet për vitin e ri shkollor 2021/22, përkundër faktit se ka kohë edhe dy muaj.

Zëvendësministrja e Arsimi është shprehur e bindusr se mësimi do të mbahet në mënyrë fizike.

Po ashtu ajo ka bërë të ditur se që nga viti i ardhshëm në shkollat e Kosovës do të fillojë përdorimi i teksteve alternative.

“Kemi arritur të përmirësojmë ngecjet te një pjesë e nxënësve. Tani jemi edhe dy muaj përpara fillimit të vitit shkollor ku MAShI ka filluar përgatitjet ku në shtator besojmë do të fillojë në mënyrë fizike.

Tashmë ka nisur edhe vaksinimi i mësimdhënësve. Nga viti i ardhshëm do të hyjnë në përdorim edhe tekstet alternative. Këto tekste janë miratuar në vitin 2019”, ka thënë zëvendësministrja e Arsimit.