Zv.ministrja e Arsimit kërkon të vaksinohen nxënësit, jep detaje për mësimin me prezencë fizike

10.12.2021

Në këtë konference, Malok-Bërdyna ka kërkuar nga prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre, kjo me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit. Ajo ka shtuar se tashmë vaksinimi ka filluar edhe për fëmijët mbi 12 vjeç përmes ekpieve mobile në shkolla. “… numri i të dhënave për fëmijët që janë vaksinuar është në kuadër […]

Zv.ministrja e Arsimit kërkon të vaksinohen nxënësit, jep detaje për mësimin me prezencë fizike Foto: Ilustrim

Në këtë konference, Malok-Bërdyna ka kërkuar nga prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre, kjo me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit.

Ajo ka shtuar se tashmë vaksinimi ka filluar edhe për fëmijët mbi 12 vjeç përmes ekpieve mobile në shkolla.

“… numri i të dhënave për fëmijët që janë vaksinuar është në kuadër të ministrisë. Ajo që dimë është se vaksinimi ka filluar për fëmijët mbi 12 vjeç përmes ekipeve mobile në shkolla dhe prindërit ta shfrytëzojnë këtë të drejtë për fëmijët e tyre”.

Tutje, zëvendësministrja e Arsimit ka theksuar se mësimi me prezencë fizike në objektet shkollore ka shkuar në mënyrë të rregullt.

“Po shkojmë drejt përfundimit të pjesën së parë të procesit mësimor i cili po vazhdon në mënyrë të rregullt me prani fizike”.

Po ashtu, në këtë konferencë për medie, Edona Maloku-Bërdyna ka thënë se ngjarje me rëndësi është edhe nëshkrimi me shtetin e Shqipërisë të marrëveshjes sa i përket diplomave.

“106 nxënës kanë fituar bursa. Është publikuar lista për nxënës romë, ashkali dhe egjiptian, 500 prej tyre janë përfitues në vlerën prej 300 euro. MAShTI ka paraparë mbështetjen e 2 000 maturantëve. Për këtë vit mbi 1 000 nxënës kanë përfituar bursa për personat me nevoja të veçanta”.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More