Zv.ministri nga Suhareka i reagon Pacollit: Pse po përhapni lajme të rrejshme rreth Ushtrisë

Zv.ministri nga Suhareka i reagon Pacollit: Pse po përhapni lajme të rrejshme rreth Ushtrisë

Zëvendësministri i Ministrisë së Mbrojtjes nga Suhareka, Burim Ramadani, pas një deklarate së Behgjet Pacollit, ai ka reaguar ndaj asaj deklarate i cili tha se Ushtrisë së Kosovës nuk është bërë asgjë dhe se vetëm emri i është ndërruar.

Sipas një postimi nga Burim Ramadani në Facebook, ai ka thënë se deklarata e Pacollit nuk është e vërtetë dhe se e vërteta qëndron ndryshe prej asaj deklarate.

Madje Ramadani postimin në Facebook e ka filluar me shkrimin: “Pse po përhapni lajme të rrejshme rreth Ushtrisë?”.

Po ashtu Ramandani ka numëruar ndryshimet që kanë ndodhur rreth FSK-së.

Shkrimi i plotë i Zëvendësministrit nga Ministria e Mbrojtjes, Burim Ramadanit:

“Pse po përhapni lajme të rrejshme rreth Ushtrisë?

Pasaktësia e qëllimshme rreth ushtrisë – Sa për sqarim të shkurtër rreth formulimeve të pasakta të disa politikanëve rreth Ushtrisë.

Për habi, po lexoj se paskan thënë që “për ushtrinë nuk kemi bërë asgjë, vetëm ia kemi ndryshuar emrin”.

E kundërta është e vërteta.

Vetëm emrin nuk ia kemi ndryshuar. Pra, emri ka mbetur i njëjti: FSK. Gjithçka tjetër po.

Ja disa prej ndryshimeve themelore që kanë ndodhur:

• Mandati ka ndryshuar dhe tash përfshin edhe mandatin për mbrojtjen e sovranitetin dhe integritetit territorial;

• Është themeluar Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së;

• Janë larguar të gjitha kufizimet e mëparshme në pajisje dhe sisteme të armatimit dhe tashmë gjithçka zhvillohet sipas Planit 10 vjeçar në këtë aspekt;

• Janë themelluar katër Komandat, duke përfshirë për herë të parë edhe Gardën Kombëtare;

• Dyfishohet numri i personelit aktiv nga 2500 në 5000 (tashmë 337 të parët janë betuar);

• Numri i personelit rezervë rritet nga 800 në 3000, pra pothuajse katërfishohet;

• Kemi kaluar nën menaxhim të FSK-së edhe Aeroportin e Gjakovës – në përgatitje për forcën modeste ajrore dhe për kontribut për NATO;

• Ndryshon doktrina e trajnimit dhe edukimit të oficerëve të ushtrisë sonë, në bazë të misionit tê ri.

Për tjerat ndryshime, herën tjetër. Kemi shumë për çka të flasim.Ky është vetëm fillimi”.

RAPORTO