Zv.ministri i mbrojtjes nga Suhareka: Ndarja territoriale e Kosovës ishte ide e rrezikshme, secili që doli kundër i ka shërbyer vendit dhe kombit

Zv.ministri i mbrojtjes nga Suhareka: Ndarja territoriale e Kosovës ishte ide e rrezikshme, secili që doli kundër i ka shërbyer vendit dhe kombit
Çlirim Gashi

20.08.2019 / Lajme

Zëvendësministri në detyrë në Ministrinë e Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka thënë se Kosova nuk është projekt i përkohshëm.

Zëvendësministri në detyrë në Ministrinë e Mbrojtjes, Burim Ramadani, deklaroi sot se ndarja territoriale e Kosovës ishte një ide e rrezikshme me pasoja të paparashikueshme.

Ai në një postim në Facebook shkruan se secili që ka dalë kundër kësaj ideje, i ka shërbyer vendit dhe kombit.

Në fund, Ramadani ka thënë se po t’i shërbenin idesë për ndarjen e Kosovës, Ushtrinë nuk do ta krijonin.

RAPORTO