Zv.ministri i FSK-së: Sqarimit të puçit do t’i shkojmë deri në fund, nuk do të ikë askush nga përgjegjësia
Ai ka thënë se tentimi për ta ndërlidhur kryeministrin me këtë ‘puç, është e pakuptimtë. “Puçi brenda institucioneve do të sqarohet deri në fund. Masat ndaj kësaj veç sa kanë nisur. Tentimi për të ndërlidhur gjithsesi Kryeministrin Haradinaj me këtë puç institucional është krejtësisht i pakuptimtë”, ka thënë Ramadani. Ramadani ka shtuar se masat e […]
Ai ka thënë se tentimi për ta ndërlidhur kryeministrin me këtë ‘puç, është e pakuptimtë.
“Puçi brenda institucioneve do të sqarohet deri në fund. Masat ndaj kësaj veç sa kanë nisur. Tentimi për të ndërlidhur gjithsesi Kryeministrin Haradinaj me këtë puç institucional është krejtësisht i pakuptimtë”, ka thënë Ramadani.
Ramadani ka shtuar se masat e marra për shkarkim tregojnë vendosmërinë për të ndëshkuar këtë operacion, siç ai e quan, kundër-shtetëror, duke potencuar se ‘nuk do të ikë askush nga përgjegjësia’.
“Në njëfarë forme relativizon vendosmërinë për të ndëshkuar këtë operacion kundër-shtetëror. Nuk do të ikë kush nga përgjegjësia. Jo, jo!”, ka shtuar ai.
Ndryshe, Burim Ramadani është njohës i çështjeve të sigurisë. Për disa kohë ai ka shërbyer edhe si këshilltar për siguri i liderit të AAK’së, Ramush Haradinaj.