Zv.ministri i Arsimit: Pasaporta e Mësimit iu mundëson nxënësve qasjen në mësim në çdo kohë

Zëvendësministri në detyrë i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Xhavit Rexhaj, në konferencën e mbajtur për media për prezantitmin e “Pasaportës së Mësimit”, tha se koha e pandemisë i ka orientuar në sjelljen e diçka më inovative për nxënësit dhe fëmijet.

“Janë prodhuar më shumë 1800 video materiale. Pjesëmarrje në mësimin online është 80-90 përqind. Pandemia Covid na ka hapur sytë që Arsimit duhet të zhvillohet në hap me kohën “.

Rexhaj shtoi se “Pasaporta e Mësimit”, mundëson që nxënësit të kenë qasje në mësim në çdo kohë.

“Pikërisht kjo na bëri të mendojmë që edhe fëmijëve të ju hapin diçka në hap me teknologjinë. Pasaporta e mësimit është sikur ta kemi mësimin në xhep. Përfitimi i këtij mësimi është demokratizimi i procesit të mësimit, ku fëmijët kanë qasje në mësim pa orar në mësim. Ky i jap qasje në mësim edhe tek ata fëmije të komuniteteve që nuk kanë edhe pozitë shumë të mirë në shoqëri, si Rom, Ashkali dhe Egjiptas. Po ashtu edhe të fëmijëve të viseve të thella rurale”.

RAPORTO