Zotimi i Kurtit: Rritje pagash në FSK, njësitë operacionale të pajisen edhe me armë të shkurtra

27.11.2021

Kryeministri Kurti para ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ka thënë se Qeveria do të trajtojë dhe zgjidh të gjitha problemet që ka ushtria e Kosovës. Po ashtu, Kurti ka shtuar se Qeveria ka menduar për vëmendje buxhetore për armatimin më të specializuar për ushtrinë tonë. “E di që kemi shumë çështje dhe […]

Zotimi i Kurtit: Rritje pagash në FSK, njësitë operacionale të pajisen edhe me armë të shkurtra Foto: Ilustrim

Kryeministri Kurti para ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ka thënë se Qeveria do të trajtojë dhe zgjidh të gjitha problemet që ka ushtria e Kosovës.

Po ashtu, Kurti ka shtuar se Qeveria ka menduar për vëmendje buxhetore për armatimin më të specializuar për ushtrinë tonë.

“E di që kemi shumë çështje dhe sfida, si p.sh. puna për motivimin e ushtarëve sepse disa po largohen dhe duhet riparë struktura e FSK-së. Mundësia e gradimit brenda njësisë. Rregullimi i pagave dhe mëditjeve, rrezikshmëria në punë për pjestarët aktiv si dhe të ketë vija transporti në të gjitha qytetet kryesore të Kosovës.

Njësitë operacionale të pajisen edhe me armë të shkurta sepse ka pengesë që shkakton arma e gjatë në punën profesionale specialiuzuara. Këto do t’i trajtojmë dhe do t’i zgjidhim”, është shprehur kryeministri Kurti.