Zjarrfikësit e Suharekës dekorohen me titullin “Për Merita të Veçanta Civile”

04.12.2019

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta gjatë vizitë në Kosovë ka nderuar me mirënjohje njësitin e zjarrfikësve të Suharekës. Meta ka dekoruar njësitet ushtarake dhe policore, e po ashtu edhe njësitë e tjera nga institucionet si KEK-u, Zjarrfikësit e Komunës së Suharekës, Miniera e Trepçës dhe Artanës për kontributin e dhënë gjatë situatës së krijuar pas […]

Zjarrfikësit e Suharekës dekorohen me titullin “Për Merita të Veçanta Civile” Foto: Ilustrim

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta gjatë vizitë në Kosovë ka nderuar me mirënjohje njësitin e zjarrfikësve të Suharekës.

Meta ka dekoruar njësitet ushtarake dhe policore, e po ashtu edhe njësitë e tjera nga institucionet si KEK-u, Zjarrfikësit e Komunës së Suharekës, Miniera e Trepçës dhe Artanës për kontributin e dhënë gjatë situatës së krijuar pas tërmetit në Shqipëri.

Zjarrfikësit e Suharekës janë dekoruar me titullin për “Merita të Veçanta Civile”, për heroizmin dhe solidaritetin vëllazëror si dhe vlersëim me mirënjohje për sakrifica të pashembullta të bëra gjatë kërkim-shpëtimit pas tërmetit të 26 nëntorit.