Gjykata Speciale po vazhdon me ftesat për t’i intervistuar ish drejtuesit dhe ish ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

I fundit që është thirrur është luftetari i Zonës Operative të Pashtrikut, Flamur Hoti, shkruan Ballkani.info. Flamur Hoti aktualisht është zjarrëfikës në Prizren.

“Gjykata Speciale është pjellë që do ta kundërmon historinë, si dhe luftën tonë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Projektin serb atëbotë e ndihmoi edhe PDK-ja. Tash në vend të atyre që e krijuan, Thaqave dhe Kadrive po e pësojnë djemtë më të mirë që dhanë çka patën për vendin e tyre! Flamur Hoti, jemi me ty!”, ka shkruar deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj.