Çlirim Gashi
29.03.2019, 21:42

Zjarret nuk po dëmtojnë veq pyjet ato po dëmtojnë edhe kafshët

Zjarrëvëniet që po ndodhin në pyje të komunave të ndryshme, ato përveç se po dëmtojnë pyjet e fushat barike, ato po dëmtojnë edhe kafshë të ndryshme duke i djegur edhe ato.

Gjersa zjarret shkatërruese kapluan pyjet e shumë komunave, sidomos të Komunës së Suharekës, organet kompetente nuk janë të shqetësuara vetëm për pyjet, por edhe për kafshët.

Në disa foto shihet çartë se zjarret kanë djegur kafshët dhe vezët e tyre.

Rekomandojmë tek pronarët e kafshëve në zonat e rrezikuara nga zjarri që ta kenë një plan evakuimi për kafshët.

Por për shkak të gjendjes alarmante në pyjet e Komunave të ndryshme të Kosovës, shumë qytetarë nuk ia kanë dalur që t’i shpëtojnë kafshët e tyre.

Qytetarët kanë përdorur rrjetet sociale për t’i përhapur imazhet e kafshëve të tyre të humbura.