Zjarret fushore, apelohet për kujdes nga qytetarët!

Zjarrfikësit e Komunës së Suharekës edhe pse të paktë në numër vazhdimisht po kërkohet ndihma e tyre.

Ditën e hënë,11 shkurti u shënua Dita Evropiane e numrit Emergjent 112 edhe në komunën tonë ku aktivitetet po mbaheshin në sheshin Fadil Vata.

Por zjarrfikësve u duhej ta ndërprenin ushtrimin e këtij aktiviteti si pasojë e thirrjeve për ndihmë nga ana e qytetarëve.

Brenda pak orësh thirrjet ishin nga fshatrat të ndryshme të Suharekës dhe të gjitha ishin nga zjarret fushore të shkaktuara nga vet qytetarët.

Kështu atyre u duhej të intervenonin në: Gjinoc, Greikoc, Dubravë, Sllapuzhan dhe në Biraq. Thirrjet e para kishin filluar nga ora 13:00 duke vazhduar kështu deri në ora 18:00 e mbrëmjes ku në ndihmë ju kishi dalë reshjet e shiut.

Zjarrfikësit kërkojnë vetëdijësim dhe kujdes i veçantë i qytetarëve në raste të tilla sepse dëmet mund të jenë tejet të mëdha.

RAPORTO