Çlirim Gashi
02.04.2019, 21:50

Zjarret e shumta në Kosovë, Haradinaj u drejtohet kryetarëve të Komunave

Zjarret e shumta që po ndodhin në shumë komuna të Kosovës, Kryeministri Haradinaj ka vendosur që t’u drejtohet kryetarëve të Komunave për këtë çështje.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka kërkuar nga kryetarët e Komunave koordinim për menaxhimin e emergjencave si dhe bashkëpunim për ta ndaluar këtë dukuri.

“Kam kërkuar sot nga Kryetarët e Komunave një koordinim ndërinstitucional dhe ndërkomunal për menaxhimin e emergjencave”, shkroi Haradinaj.

“Si dhe bashkëpunim ndërmjet nivelit qendror e lokal të pushtetit, për ta parandaluar dhe trajtuar dukurinë shqetësuese të zjarreve, që ka përfshirë shumë zona të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Kujtojmë se shumë male po përfshihen nga zjarri duke përfshirë edhe Komunën e Suharekës, ku çdo ditë po raportohet tek Policia për raste të zjarreve në pyje.