Zhvilluesit Europianë mund të shpërndajnë aplikacionet iOS edhe nga uebsajtet e tyre tha Apple

12.03.2024

Lajmi vjen si pjesë e obligimeve që Apple duhet të përmbushë në kuadër të rregullores së re Europiane DMA e cila detyron Apple të hapë ekosistemin e saj i cili konsiderohet i limituar dhe i mbyllur.

Zhvilluesit Europianë mund të shpërndajnë aplikacionet iOS edhe nga uebsajtet e tyre tha Apple Foto: Ilustrim

Zhvilluesit e aplikacioneve të cilët përdorin App Store për të shpërndarë aplikacionet e tyre në Europë për platformën iOS, tashmë do të mund ti shpërndajnë ato edhe përmes uebsajteve të tyre duke filluar që nga Pranvera njoftoi kompania ditën e Marte.

Lajmi vjen si pjesë e obligimeve që Apple duhet të përmbushë në kuadër të rregullores së re Europiane DMA e cila detyron Apple të hapë ekosistemin e saj i cili konsiderohet i limituar dhe i mbyllur.

Akti i Tregjeve Dixhitale hyri në fuqi javën e kaluar se Apple detyrohet të lejojë dyqane alternative aplikacionesh në iOS ose përdorimin e sistemeve të jashtme të pagesave duke shmangur kështu komisionet 30 përqind të Apple.

“Ne po ofrojmë më shumë fleksibilitet për zhvilluesit që shpërndajnë aplikacione në Bashkimin Evropian, duke përfshirë prezantimin e një mënyre të re për të shpërndarë aplikacione drejtpërdrejt nga faqja e internetit e një zhvilluesi”, tha Apple në një postim në blog.

Zhvilluesit mund të zgjedhin se si të dizajnojnë promocione, zbritje dhe marrëveshje të tjera brenda aplikacionit kur i udhëzojnë përdoruesit të kryejnë një transaksion në faqen e tyre të internetit në vend që të përdorin shabllonin e Apple.