Zhvillimet politike, Kuvendi i Kosovës sot në seancë të jashtëzakonshme

06.11.2020

Një ditë pas konfirmimit të aktakuzave nga Gjykata Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, Kuvendi i Kosovës do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme e cila do të fillojë në ora 11:00. Sipas njoftimit në rend dite do të jetë edhe Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike. Dje krerët e UÇK-së Hashim […]

Zhvillimet politike, Kuvendi i Kosovës sot në seancë të jashtëzakonshme Foto: Kuvendi i Kosovës - Bujar Tërstena (RFE/RL)

Një ditë pas konfirmimit të aktakuzave nga Gjykata Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, Kuvendi i Kosovës do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme e cila do të fillojë në ora 11:00.

Sipas njoftimit në rend dite do të jetë edhe Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Dje krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, e Rexhep Selimijanë nisur drejt Hagës, pas konfirmimit të aktakuzave Hashim Thaçi dha dorëheqje nga pozita e presidentit, gjithashtu edhe Kadri Veseli njoftoi dje se ka dhënë dorëheqje nga çdo aktivitet politik dhe ka kërkuar privatësi deri në përfundimin e procesit të gjykimit në Hagë, shkruan SuharekaOnline.

Ndërsa, pas dorëheqejës së Thaçit postin e presidentës e mori Kryeparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke u bërë gruaja e dytë presidente në Kosovë.

Kurse, dy ditë më parë forcat policore të EULEX-it në mbështetje me Policinë e Kosovës kanë bastisur shtëpinë e zëdhënësit të shtabit të UÇK-së Jakup Krasniqit me ç’rast edhe u arrestua, e i cili do të dal të hënën para gjykatësit në Hagë.