“Zhduket” Remzi Shala pas ftesës nga Gjykata Speciale
- 12.12.2018
- 0 komente
Ish-komandanti i UÇK-së Remzi Shala i njohur me nofkën ‘Molla e Kuqe’ pasi pranoi ftesën që ka marrë nga Gjykata Speciale ai është larguar nga shtëpia e tij e cila ndodhet në fshatin Shirokë, nuk dihet se ku gjindet.

Familjarët e tij dhe fqinjët e konfirmuan që “Molla e Kuqe” nuk gjindet në shtëpi dhe ka marrur një lokacion të panjohur. Po ashtu edhe Avokati i tij, Natal Bullakaj tha se “As unë nuk kam asnjë informacion se ku ndodhet Remzi Shala”, ai shtoi se nga dita që Gjykata Speciale ia kishte sjellur ftesën, nuk ka më kontakte me Remzi Shalën.
Remzi Shala i njohur me nofkën “Molla e Kuqe” konfirmoi dje që e ka marrur ftesën nga Gjykata Speciale, por ai tha se nuk do t’i përgjigjem pozitivisht ftesës raporton Zëri.
KOMENTE0
Leave a Reply