Zhduket një 18-vjeçare në Prizren, policia kërkon ndihmë nga qytetarët për gjetjen e saj

30.10.2023

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve Rajonale, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të zhdukur me autorizim të Prokurorisë Themelore Prizren, me qëllim lokalizimin e saj, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i zhdukur është:  • GENTA (Fejzi) BERISHA e  lindur me 09.07.2005  në Prizren. • PERSON I ZHDUKUR […]

Zhduket një 18-vjeçare në Prizren, policia kërkon ndihmë nga qytetarët për gjetjen e saj Foto: Ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve Rajonale, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të zhdukur me autorizim të Prokurorisë Themelore Prizren, me qëllim lokalizimin e saj, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i zhdukur është: 

• GENTA (Fejzi) BERISHA e  lindur me 09.07.2005  në Prizren.

• PERSON I ZHDUKUR

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 029  244 355-Drejtoria Rajonale Prizren

– E-mail adresa: info@kosovopolice.com