Zhduket 15-vjeçari në Lipjan, policia në Kërkim
Një familje nga Lipjani po përjeton momente ankthi pas zhdukjes së djalit të tyre 15-vjeçar, Omar Bublica.
Autoritetet policore janë vënë në lëvizje për të gjetur të riun.
Babai i të miturit, Fitim Bublica, ka raportuar në polici zhdukjen e djalit të tij më 29 maj 2025, rreth orës 19:00. Ai ka deklaruar se Omar Bublica është larguar nga banesa që më 27 maj 2025, në orët e hershme të mëngjesit.
Ankuesi ka njoftuar se i mituri është larguar nga shtëpia me veturën e familjes, një VW, dhe që nga ajo ditë nuk kanë mundur të kontaktojnë me të, pavarësisht tentativave të shumta për ta telefonuar.
Babai i 15-vjeçarit ka pohuar se një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe më parë, ku djali ishte larguar dhe më pas ishte kthyer pas katër ditësh.
Rasti fillimisht është iniciuar si “Person i zhdukur”, dhe njësitë policore janë angazhuar për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim lokalizimin sa më të shpejtë të Omar Bublicës.