Zhduken 2 milonë euro nga Thesari i Shtetit, policia arreston një person dhe dy të tjerë janë në arrati

21.10.2020

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, sot është deklaruar para mediave lidhur me zhdukjen e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit. Ministrja Bajrami ka treguar se transaksioni i këtyre mjeteve është kryer më 9 shtator, derisa hetimet për këtë rast kanë filluar dje. “Tani me datën 9 shtator kanë ndodh transaksionet dhe mjetet nga buxheti […]

Zhduken 2 milonë euro nga Thesari i Shtetit, policia arreston një person dhe dy të tjerë janë në arrati Foto: Ilustrim

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, sot është deklaruar para mediave lidhur me zhdukjen e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Ministrja Bajrami ka treguar se transaksioni i këtyre mjeteve është kryer më 9 shtator, derisa hetimet për këtë rast kanë filluar dje.

“Tani me datën 9 shtator kanë ndodh transaksionet dhe mjetet nga buxheti në Ministrinë tjetër (Ministrinë e Infrastrukturës) janë terhjekë dhe janë bërë pagesat në emër të këtij operatori ekonomik. Më pas kemi ardh deri te denoncimi i rastit. Krejt procedura e hetimit ka fillu dje” deklarohet para mediave Bajrami.

Bajrami nuk ka pranuar që të jap emrin e operatorit ekonomik, në emër të të cilit janë bërë pagesat, sepse siç ka thënë mund të dëmtohet procesi i hetimeve për këtë rast.

“Unë besoj që në një të ardhme të afër do të jemi në gjendje të japim raporte detajuara, kemi kërkesë nga prokurorja e rastit që të mos japim informata sepse mund të dëmtohet procesi i hetimeve”, ka shtuar ajo.

Detaje rreth këtij rasti ka dhënë policia e Kosovës.

“Me 20.10.2020 23:35 pas hetimeve të zhvilluara është arritur të arrestohet një i dyshuar m/k dhe dy të tjerë gjenden në arrati. Të dyshuarit dyshohet se duke keqpërdorur detyrën zyrtare duke përdorur thesarin shtetëror të Republikës së Kosovës kanë transferuar para në vlerë 2.077.995.90 milion euro. Është kërkuar bllokimi i llogarive pasi që dyshohet se një pjesë e parave janë transferuar jashtë vendit. Janë bërë bastisje të shtëpive të dyshuarve, nuk është gjetur asgjë vetëm është konfiskuar një veturë pronë e njërit nga të dyshuarit. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.