Zgjedhjet në Suharekë, ja sa vota është LDK para AAK-së, ku renditen partitë e tjera

07.10.2019

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke bërë publikimin e numërimit të votave. Në bazë të dhënave të publikuara në faqen e KQZ-së, në Komunën e Suharekës, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dega Suharekë ka marrë 9.141 vota ose 36,06%. E dyta është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 5.317 vota ose përkthyer në përqindje […]

Zgjedhjet në Suharekë, ja sa vota është LDK para AAK-së, ku renditen partitë e tjera Foto: Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke bërë publikimin e numërimit të votave.

Në bazë të dhënave të publikuara në faqen e KQZ-së, në Komunën e Suharekës, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dega Suharekë ka marrë 9.141 vota ose 36,06%.

E dyta është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 5.317 vota ose përkthyer në përqindje 20.98%.

Partia Demokratike e Kosovës është e treta dhe ka marrë 4.445 apo 17.54% të votave.

Kurse, Lëvizja Vetëvendosje është e katërta e cila ka marrë 4.280 vota ose 16.88%.

Koalicioni Nisma socialdemokrate dhe Aleanca Kosova e Re ka marrë 1.728 vota ose 6,82 për qind.

Kujtojmë se rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta.