Zgjedhjet në Suharekë, flasin nga Policia dhe KQZ

06.10.2019

Sot në Kosovë është një ditë e rëndësishme ku qytetarët do ta kenë mundësinë t’u drejtohen vendvotimeve dhe të votojnë për të preferuarin e tyre për kryeministër si dhe për deputetë. I kontaktuar nga SuharekaOnline, zyrtar i lartë nga KQZ, Skender Qelaj ka thënë se deri më tani në Komunën e Suharekës gjithçka po shkon […]

Zgjedhjet në Suharekë, flasin nga Policia dhe KQZ Foto: Ilustrim

Sot në Kosovë është një ditë e rëndësishme ku qytetarët do ta kenë mundësinë t’u drejtohen vendvotimeve dhe të votojnë për të preferuarin e tyre për kryeministër si dhe për deputetë.

I kontaktuar nga SuharekaOnline, zyrtar i lartë nga KQZ, Skender Qelaj ka thënë se deri më tani në Komunën e Suharekës gjithçka po shkon ashtu siç është planifikuar dhe nuk është raportuar për ndonjë parregullësi.

Ndërsa i kontaktuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi ka thënë se deri më tani është një fillim i mirë dhe ka uruar që kështu të shkojë deri në mbylljen e qendrave të vendvotimeve.