Zgjedhjet lokale, nis periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës

Zgjedhjet lokale, nis periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës
F K

21.07.2021 / Lajme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se është duke u zhvilluar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës, e cila ka filluar më 20 korrik dhe do të përfundojë më 7 shtator.

Gjatë kësaj periudhe, qytetarët me të drejtë vote mund të marrin përgjigje në pyetjet: “Ku duhet të votoj” dhe “Si mund ta ndërroj Qendrën e Votimit?”.

• Në aplikacionin e vendosur në ueb faqen e KQZ-së, votuesit mund ta mësojnë qendrën e tyre të votimit duke shënuar vetëm numrin personal.

• Po ashtu, përmes këtij aplikacioni, votuesit mund ta ndërrojnë qendrën e tyre të votimit duke ndjekur hapat që kërkohen. Ndërrimi i Qendrës së Votimit përmes KQZ-së është i mundur vetëm brenda komunës suaj, ku ju jeni votues.

LEXO EDHE:  Hoti: Të gjithë kandidatët e LDK-së për komuna janë personalitete të respektuara në komunat e tyre

Aplikacioni i KQZ-së për këtë periudhë është i vendosur në ueb faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org, në pjesën: Shërbimet e KQZ-së > Lista Votuese > Gjeni qendrën tuaj të vootimit, apo në linkun direkt: https://eomp.kqz-ks.org/

Gjithashtu, ndërrimi i qendrës së votimit është i mundur edhe përmes Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, në komunën tuaj, duke paraqitur kërkesën.

Për informata shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë në këtë linjë ndihmëse pa pagesë: 0800 55 555.

Nga tani në Physio Cure Clinic edhe trajtim i rrudhave, pikave të zeza dhe gjithçka për fytyrën tuaj

Pastrimi i fytyrës shërben për mirëmbajtjen e shëndetit të lëkures, kryerjen normale të funksioneve të qelizave si dhe ndriçimin e...

Lexo më shumë

Të fundit