Zgjedhjet lokale, LVV ende në shqyrtim të kandidaturave për kryetar komunash

27.07.2021

Kanë mbetur edhe 3 muaj që nga data kur do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë, 17 tetor. Partitë politike kanë filluar me përgatitjet për të dalur sa më mirë në këto zgjedhje për kryetarë të komunave. Shumica e partive politike veçse kanë filluar që më shumë se një muaj që të zyrtarizojnë emrat e […]

Zgjedhjet lokale, LVV ende në shqyrtim të kandidaturave për kryetar komunash Foto: Ilustrim

Kanë mbetur edhe 3 muaj që nga data kur do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë, 17 tetor.

Partitë politike kanë filluar me përgatitjet për të dalur sa më mirë në këto zgjedhje për kryetarë të komunave.

Shumica e partive politike veçse kanë filluar që më shumë se një muaj që të zyrtarizojnë emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave.

Njëashtu edhe në Komunën e Suharekës, partitë politike si: LDK, AAK e PDK i kanë zyrtarizuar emrat e kandidatëve për kryetar të kësaj komune.

Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ende nuk e ka zyrtarizuar asnjë kandidat për kryetar të Suharekës, e po ashtu edhe për asnjë komunë tjetër.

Arlind Manxhuka, sekretar për Media dhe Komunikim në Lëvizjen Vetëvendosje, ka thënë për Telegrafin se në qendrat e këtij subjekti politik nëpër komunat e Kosovës janë duke u mbajtur zgjedhjet e brendshme për kandidatë për kryetarë.

“Aktualisht jemi në fazën e shqyrtimit të këtyre kandidaturave nëpër nivelet e ndryshme të LV-së, të cilat përfundimisht i nënshtrohen procesit të votimit nëpër këshillat e qendrave.

Përmes këtij procesi jemi të interesuar të nxjerrim kandidatët më të mirë, jo vetëm për subjektin tonë, por veçanërisht për qytetarët e komunave të cilëve do t’ju shërbejmë”, ka thënë Manxhuka.