Zgjedhjet lokale, ky është afati kur mund të regjistrohen votuesit nga diaspora

21.06.2021

Më 17 tetor në Kosovë do të mbahen zgjedhjet parlamentare, ndërkohë subjektet politike kanë 30 ditë kohë për të bërë fushatë zgjedhore. Sipas afateve të përcaktuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, subjektet politike mund të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje nga data 17 qershor deri më 16 gusht. Afati për aplikim për t’u regjistruar si […]

Zgjedhjet lokale, ky është afati kur mund të regjistrohen votuesit nga diaspora Foto: Ilustrim

Më 17 tetor në Kosovë do të mbahen zgjedhjet parlamentare, ndërkohë subjektet politike kanë 30 ditë kohë për të bërë fushatë zgjedhore.

Sipas afateve të përcaktuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, subjektet politike mund të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje nga data 17 qershor deri më 16 gusht.

Afati për aplikim për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës fillon më 10 korrik dhe zgjat deri më 18 gusht, gjithsej 40 ditë në dispozicion.

Kurse, periudha e votimit përmes postës për votuesit e regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës fillon më 15 shtator dhe përfundon më 15 tetor, gjithsej 31 ditë.