Zgjedhjet lokale, KQZ: Edhe 5 ditë afat, vetëm 19 subjekte aplikuan

12.08.2021

Kanë mbetur edhe rreth dy muaj që nga data kur do të mbahen zgjedhjet lokale, 17 tetor. Partitë politike veçse kanë filluar përgatitjet për këto zgjedhje, duke filluar nga zyrtarizimet e emrave të kandidatëve për kryetarë të komunave. Ende asnjë parti e madhe dhe parlamentare nuk kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) listën […]

Zgjedhjet lokale, KQZ: Edhe 5 ditë afat, vetëm 19 subjekte aplikuan Foto: Ilustrim

Kanë mbetur edhe rreth dy muaj që nga data kur do të mbahen zgjedhjet lokale, 17 tetor.

Partitë politike veçse kanë filluar përgatitjet për këto zgjedhje, duke filluar nga zyrtarizimet e emrave të kandidatëve për kryetarë të komunave.

Ende asnjë parti e madhe dhe parlamentare nuk kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) listën me emrat e kandidatëve.

Si duket partitë politike parlamentare e kanë lënë në momentin e fundit që të aplikojnë dhe dorëzojnë në KQZ listat me emrat e kandidatëve që të garojnë në zgjedhjet lokale, për Kryetar Komune dhe Kuvende Komunale.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, për EkonomiaOnline ka thënë se do të presin aplikimet deri me datën 16 gusht.

Sipas tij, deri tani 19 subjekte politike kanë aplikuar për të marrur pjesë në zgjedhjet lokale, ku kryesisht janë iniciativa qytetare dhe kandidatë të pavarur.

“Deri më tani kemi pranuar aplikimet nga 19 subjekte politike, prej tyre 2 parti politike, 7 iniciativa qytetare dhe 10 kandidatë të pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është: 125 kandidatë për Kuvende Komunale dhe 11 kandidatë për Kryetar Komune, në komuna të ndryshme”, tha Elezi.