Zgjedhjet Lokale 2025, KQZ hap regjistrimin për votuesit jashtë Kosovës nga 23 korriku

para 37 dite

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka lëshuar një njoftim të rëndësishëm për votuesit jashtë Kosovës lidhur me Zgjedhjet Lokale 2025.

Zgjedhjet Lokale 2025, KQZ hap regjistrimin për votuesit jashtë Kosovës nga 23 korriku

Periudha e regjistrimit të votuesve që jetojnë jashtë vendit do të fillojë më 23 korrik dhe do të përfundojë më 29 gusht të këtij viti.

KQZ ka bërë të ditur se platforma elektronike për regjistrim do të jetë e qasshme menjëherë me fillimin e kësaj periudhe. Kjo do t’u mundësojë mërgimtarëve të përmbushin obligimet e tyre qytetare dhe të marrin pjesë në procesin zgjedhor.

Një kujtesë e rëndësishme nga KQZ është se, në rastin e Zgjedhjeve Lokale, votuesit jashtë Kosovës mund të votojnë vetëm përmes postës. Sipas ligjit në fuqi, votimi në përfaqësi diplomatike dhe konsullore nuk aplikohet në këto lloj zgjedhjesh.

Etiketat

Ofertat e fundit