Lista zgjedhore: LDK e Suharekës (nuk)përfill ish-ushtarët e UÇK-së!

Pas vitit 1997 të rreshtoheshe në radhët e Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës kur edhe doli publikisht, sa ishte e rrezikshme njëkohësisht shihej si një detyrë hyjnore të marrësh një rrugë për ta mbrojtur vendin dhe për të luftuar kundër okupimit serb.

Të duartrokitësh një ushtar të UÇK-së dhe ta mbështetësh të paktën moralisht ishte gjesti më minor që mund të bëhej asokohe, kjo për faktin se rrethanat ishin aq fragjile dhe se çdo lëvizje rezultone me pasoja të ndryshme.

Por sot, 20 vite pas përfundimit të luftës dhe çlirimit të Kosovës ish-pjestarët e UÇK-së siç duket nuk gëzojnë respektin e duhur.

Të paktën kështu thojnë burime të SuharekaOnline brenda degës së LDK-së në Suharekë, ku gjithmonë sipas këtyre burimeve, pas tërheqjes së ish-kryetarit Sali Asllanaj nga mundësia për të garuar në zgjedhjet e parakohshme ka hapur një garë te brendshme brenda anëtarëve të kryesisë për të garuar në zgjedhjet e parakohshme si deputet, duke zërë vendin e Asllanajt.

Në bazë të statutit të LDK-së një anëtar gëzon të drejtën e kandidimit për deputet pasi që i njëjti futet në listën iniciale të degës dhe pas propozimit të kryesisë.

Statuti i LDK-së, neni 45 pika 45.4, tregon qartë se Kryesia e Degës, në këtë rast në Suharekë propozon kandidatët për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga territori i saj.

Përpilimi i listave për deputet për zgjedhjet e parakohshme nga radhët e LDK-së në Suharekë, siç duket e ka vendosur kryesinë e kësaj partie në mëdyshje, të kandidojë anëtar që ishin pjesë e UÇK-së (duke mos harruar faktin se edhe dy ish-kryetarët ishin pjesë e saj, Ukë Bytyçi dhe Sali Asllanaj) apo të kandidojë frymën e re!

RAPORTO