“Zgjedhjet e reja, aq shumë të nevojshme”

18.03.2019

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, thotë se zgjedhjet në Kosovë janë shumë të nevojshme. Ai ka përmendur disa shifra që tregojnë se zbatimi i ligjeve për mbrotjen e të drejtave sociale në Kosovë është i mangët. “Çdo i treti banor i Kosovës ka qasje të vështirë në kujdesin shëndetësor, kurse çdo i pesti nuk […]

“Zgjedhjet e reja, aq shumë të nevojshme” Foto: ????????????????????????????????????

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, thotë se zgjedhjet në Kosovë janë shumë të nevojshme.

Ai ka përmendur disa shifra që tregojnë se zbatimi i ligjeve për mbrotjen e të drejtave sociale në Kosovë është i mangët.

“Çdo i treti banor i Kosovës ka qasje të vështirë në kujdesin shëndetësor, kurse çdo i pesti nuk kërkon shërbime edhe në rast të sëmundjes, për shkaqe ekonomike. Vdekshmëria e foshnjeve në Kosovë është katërfish më e lartë sesa mesatarja në Bashkimin Evropian. Çdo i nënti fëmijë në Kosovë punon, ndërkaq vetëm çdo e teta grua ka një vend pune. Kosova i ka 34 ligje për mbrojtje sociale por pak zbatohen”, shkrun Kurti në Facebook.

Kurti thotë se shteti ynë nuk vuan nga ligjet e këqija sa nga pushteti i keq dhe institucionet e dobëta.

“Investimet në ekonomi zhvillimore kanë rënë, gjersa korrupsioni nëpër ndërmarrje publike është rritur. Institucionet e shtetit janë përgjigja për nevojat e shoqërisë dhe të drejtat e qytetarëve, e jo shans për interesat private dhe partiake. Ndryshimi tashmë nuk është zgjedhje, por nevojë jetike. Andaj, zgjedhjet e reja janë aq shumë të nevojshme”, ka shkruar në fund kryetari i VV-së.