Zgjedhjet e LDK-së, e pabesueshme ku mbahet kuvendi zgjedhor në Reçan të Suharekës

Se zgjedhjet në LDK janë duke u përcjellur me probleme, kjo është duke u dëshmuar nga dita në ditë.

Kacafytje, kërcënime verbale e deri te rrahjet fizike të cilat janë publikuar edhe me video. Por, një rast specifik ka ndodhur në një nëndegë të këtij subjekti politik në Suharekë, përkatësisht në fshatin Reçan. Kuvendi zgjedhor në këtë nëndegë është mbajtur në ambient të jashtëm, pasi dyertë e objektit të shkollës kanë qenë të mbyllura, aty ku edhe ishte parashikuar të mbahej ky kuvend.

“Ne kushte jo optimale u mbajt kuvendi zgjedhor i nendeges se LDK-se ne fshatin Reqan.Kryetar i nendeges u zgjodh z.Gjelbrim Vesela me vota unanime.Urime Gjelbrimit, kryesise se re dhe suksese.Kurse atyr qe harruan me na i hap dyert e shkolles per kete takim-“Faleminderit””, ka shkruar në profilin e tij në facebook, Sali Asllanaj.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.