104 Vota PRO Zgjedhen tre nënkryetarët e rinj të Kuvendit të Kosovës

Partitë politike të cilat po marrin pjesë në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës në postin e kryetarit të Kuvendit, kanë filluar propozimin e kandidatëve për nënkryetar të Kuvendit.

Vetëvendosje ka propozuar Arbërie Nagavcin. Lidhja Demokratike ka propozuar, Kujtim Shalën. PDK-ja ka propozuar  Memli Krasniqin për nënkryetar.

Gjatë procesit të votimit në sallë kanë qenë të pranishëm 108 deputetë.

Pro kanë votuar 104 deputetë, 1 votë kundër dhe 3 abstenim.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.