Zgjatja e orarit, hapja e klubeve dhe sallave të dasmave, krejt çka kërkuan OHT-ja nga ministri i Shëndetësisë
Ndërkaq, lidhur me pakënaqësitë rreth masave anti-COVID, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, i ka pritur në takim gastronomët dhe OHT-në. Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva ka deklaruar se në këtë takim kanë kërkuar largimin e kufizimit të lëvizjes, zgjatjen e orarit të punës, hapjen e sallave të dasmave si dhe klubeve […]
Ndërkaq, lidhur me pakënaqësitë rreth masave anti-COVID, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, i ka pritur në takim gastronomët dhe OHT-në.
Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva ka deklaruar se në këtë takim kanë kërkuar largimin e kufizimit të lëvizjes, zgjatjen e orarit të punës, hapjen e sallave të dasmave si dhe klubeve të natës.
Sogojeva ka thënë se kanë marrë përgjegjësi që asnjë dasmor, asnjë person në hapësirat e mbyllura nuk mund të hyjë pa e pasur dëshminë e vaksinimit me dy doza kundër COVID-19 ose testin PCR.
“Ministri i Shëndetësisë na ka ftuar dje në takim urgjent. Jemi ndarë jashtëzakonisht të kënaqur. Tani jemi në pritje, për 24 deri në 48 orë do të merret një vendim. Kemi kërkuar heqjen e orës policore, zgjatjen e orarit të paktën deri në orën 1:00, hapjen e ahengjeve dhe sallave te dasmave dhe hapjen e klubeve të natës. Por me kontroll të rreptë.
Ne kemi marrë përgjegjësi që asnjë dasmor, asnjë person në hapësirat e mbyllura nuk mund të hyjë pa i pasur dy vaksinat ose testin PCR”, ka deklaruar Sogojeva për Express.
Ai tha se në rast të rritjes së numrit të infektimeve, me MSh-në janë dakorduar që të takohen urgjent, për të ndërmarrë masa konform situatës epidemiologjike.