Zgjatet afati për dorëzimin e aplikimeve për legalizimin e ndërtimeve pa leje
Komuna e Suharekës ka njoftuar se është hapur afati i aplikimeve për legalizimin e ndërtimeve pa leje. Qytetarët e Komunës së Suharekës të cilët duan të aplikojnë për legaliziminn e ndërtimeve pa leje mund të drejtohen në Drejtorinë e Urbanizmit Planifikimit dhe Mjedisit, raporton SuharekaOnline. Njoftimi i plotë: Të nderuar qytetarë, ju njoftojmë se Ligji […]
Komuna e Suharekës ka njoftuar se është hapur afati i aplikimeve për legalizimin e ndërtimeve pa leje.
Qytetarët e Komunës së Suharekës të cilët duan të aplikojnë për legaliziminn e ndërtimeve pa leje mund të drejtohen në Drejtorinë e Urbanizmit Planifikimit dhe Mjedisit, raporton SuharekaOnline.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë, ju njoftojmë se Ligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje tashmë ka hyrë në fuqi dhe nga data 1 shtator 2023, është hapur afati për dorëzimin e aplikimeve për legalizimin e ndërtimeve pa leje.
Qytetarët mund të drejtohen në drejtorin e Urbanizmit Planifikimit dhe Mjedisit, ku dorëzohen edhe aplikimet për legalizim.
Komuna jonë ka angazhuar staf shtesë profesional për legalizimin e ndërtimeve pa leje.