Zgjatet afati i konkursit për aplikim për ushtarë të FSK-së

12.11.2021

Ministria e Mbrojtjes njofton të gjithë të rinjtë dhe të rejat e interesuara për tu bërë ushtarë të FSK-së se afati i konkursit për rekrutim vazhdohet deri më datën 22.11.2021. Të gjithë kandidatët të cilët deri më tani kanë konkurruar, nuk kanë nevojë për rikonkurrim. Për procedurat e aplikimit dhe përzgjedhjes, procedurat e testimit dhe […]

Zgjatet afati i konkursit për aplikim për ushtarë të FSK-së Foto: Ilustrim

Ministria e Mbrojtjes njofton të gjithë të rinjtë dhe të rejat e interesuara për tu bërë ushtarë të FSK-së se afati i konkursit për rekrutim vazhdohet deri më datën 22.11.2021.

Të gjithë kandidatët të cilët deri më tani kanë konkurruar, nuk kanë nevojë për rikonkurrim.

Për procedurat e aplikimit dhe përzgjedhjes, procedurat e testimit dhe kriteret, si dhe dokumentet e kërkuara për aplikim, ju lutemi të klikoni në linqet:

https://mod.rks-gov.net dhe https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply.

Kandidatet kanë të drejtë të aplikojnë deri në ditën e fundit të përmbylljes së konkursit. Për informata plotësuese, mund të kontaktoni në nr. tel. 038- 555584 2044 dhe 038- 555584 2045 nga ora 09:00 deri 15:00.

Gjithashtu, Ministria e Mbrojtjes, të gjithë të rinjve dhe të rejave, pa dallim nga përkatësia e tyre etnike, iu garanton proces të drejtë dhe transparent, në zbatim të plotë të procedurave dhe kritereve ku do të zgjidhen më të mirët prej më të mirëve.