Zëvendësministri thotë se qeveritë e kaluara janë fajtore për çmimet e larta

11.03.2022

Rritjet e tilla të çmimeve tek qytetarët ka ngjallur reagime e pakënaqësi të shumta, kjo pasiqë po shkon duke u rënduar xhepi i tyre dhe se pagat nuk po lëvizin drejt rritjes. Vetëm dje në vendin tonë çmimi i vajit ushqimor ishte rritur deri në 3.49 euro, çmim ky që po vlerësohet si jo real […]

Zëvendësministri thotë se qeveritë e kaluara janë fajtore për çmimet e larta Foto: Shopping cart.

Rritjet e tilla të çmimeve tek qytetarët ka ngjallur reagime e pakënaqësi të shumta, kjo pasiqë po shkon duke u rënduar xhepi i tyre dhe se pagat nuk po lëvizin drejt rritjes.

Vetëm dje në vendin tonë çmimi i vajit ushqimor ishte rritur deri në 3.49 euro, çmim ky që po vlerësohet si jo real dhe jo i drejtë.

Për këto rritje enorme të çmimeve, ka folur edhe zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Getoar Mjeku, ku dha përgjigje interesante në momentin kur u pyet se a janë fajtore qeveritë e kaluara për rritjen e tanishme të çmimit të vajit.

Zëvendësministri Mjeku në “Edicionin Specia” të KlanKosovës ka thënë se qeveritë e kaluara iu kanë krijuar terren tregtarëve që të abuzojnë me çmimet, por sipas tij Qeveria Kurti nuk u nënshtrua si ato qeveri në të kaluarën.

“Qeveritë e kaluara kanë faj që për 20 vjet i kanë fryrë rritjes së tregtisë, madje edhe me shtetet armike. Po flasim për fuqizimin e tregtarëve të pandershëm, të cilët kanë arritur këtë pozitë që kanë tash për shkak të nënshtrimit të qeverive të kaluara ndaj tyre”.

“Besoj se edhe arroganca që tregtarët e treguan sot është pikërisht pasi menduan se Qeveria Kurti është po aq e dobët dhe e nënshtrueshme sa qeveritë e kaluara”, tha Mjeku.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More