13.08.2019, 12:03

Zëvendësministri i Mbrojtjes nga Suhareka: Haradinaj as nuk shantazhohet, as nuk ligshtohet nga sfidat

Zëvendësministri në dorëheqje i Mbrojtjes, Burim Ramadani, i ka thurur lavde kryeministrit të dorëhequr, Ramush Haradinaj.

Zëvendësministri në dorëheqje i Mbrojtjes, Burim Ramadani, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, i ka thurur lavde kryeministrit të dorëhequr, Ramush Haradinaj.

Sipas Ramadanit, Haradinaj është ai i cili e ka mbajtur një qëndrim të fortë dhe të prerë në raport me planet e Serbisë ndaj Kosovës.

“Ramush Haradinaj me të drejtë ka kundërshtuar secilin kompromis i cili do ta dëmtonte Kosovën dhe që mund ta vinte në pikëpyetje edhe ekzistencën e saj”, ka shkruar ndër të tjera Ramadani.

Ramadani ka thënë se Haradinaj as nuk shantazhohet e as nuk ligështohet nga sfidat, por që sipas tij, Haradinaj është i vetmi që mund t’u dalë përballë.

N.T.P.SH “HALITI” gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin hap të jetës. E ardhmja është edhe më e sigurt nëse zgjedh rrugën dhe partnerin e duhur!

Postimi i plotë i Ramadanit pa ndërhyrje:
S’do mend se Kryeministri Haradinaj ka mbajtur një qëndrim të fortë dhe të prerë në raport me planet e Serbisë ndaj Kosovës.
Ai ka vendosur premisa dhe standarde të cilat do të shërbejnë edhe më tutje si shtylla të sovranitetit dhe me të cilat vështirë se mund të bëhen kompromise.
Ramush Haradinaj me të drejtë ka kundërshtuar secilin kompromis i cili do ta dëmtonte Kosovën dhe që mund ta vinte në pikëpyetje edhe ekzistencën e saj.
Shteti është nocion serioz dhe si i tillë ka kuptim të plotë vetëm kur është funksional.
Kështu, shtetet të cilat e qesin në pazar territorin, sovranitetin, rendin kushtetues dhe i hapin derën kundërshtarit për të bërë lojën e vet përbrenda shtetit sigurisht që janë të destinuara të dështojnë.
Prandaj, me qëndrimet e forta e të prera, Ramush Haradinaj ka vendosur këtë standard, i cili nuk besoj se mund të luhet.
E standardi i radhës padyshim se do të jetë forcimi dhe modernizimi i Kosovës përbrenda.
Ramush Haradinaj as nuk shantazhohet, as nuk ligshtohet nga sfidat.
Përkundrazi, është i vetmi që mund t’u dalë përballë!.

LEXO EDHE:  Bankat po i shkatërrojnë bizneset në Kosovë