Bizneset Vende Pune Ofertat

Zëvendëskryeministri Bislimi udhëton për Bruksel

Zëvendëskryeministri Bislimi udhëton për Bruksel

15.11.2023 Lajme

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt Brukselit.

Ai do të marrë pjesë në takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut, ku do të trajtohet zbatimi i Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit, Aneksit Implementues të 18 marsit dhe planin e ri për ecjen përpara i 21 tetorit.

Ky është takimi vijues i këtij procesi pas atij të 26 tetorit me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe BE-së, ku Republika e Kosovës theksoi qëndrimet e saj e gatishmërinë për nënshkrim dhe zbatim të plotë të marrëveshjeve.​

Sigurimi Internacional

Ofertë speciale
Bislimi: Synim, arritja e standardeve për integrim në BE

Bislimi: Synim, arritja e standardeve për integrim në BE

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, mori pjesë në “Konferencën mbi Migrimin dhe efektet potenciale të liberalizimit të vizave me BE-në në tregun e punës në Kosovë”, në kuadër të sesionit “Strategic Vision”, së bashku me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.

Bëhet e ditur se në bashkëbisedim me ambasadorin Rohde, pjesëmarrësit e në përgjigjet në pyetjet e moderatorit të diskutimit, zëvendëskryeministri Bislimi tha se vizioni i Qeverisë së Kosovës është ai i integrimit në Bashkimin Evropian e arritjes së standardeve evropiane në mirëqenie të qytetarëve e funksionim efikas të institucioneve.

“Liberalizimi i vizave është një arritje e rëndësishme e pozitive. Zëvendëskryeministri Bislimi tha se marrja e vendimit final 8 muaj para nisjes së lëvizjes pa viza, ka ofruar kohë dhe hapësirë për të dizajnuar një fushatë informimi, e cila është shpërndarë e adresuar për të gjithë qytetarët. Ideja e fushatës ka garantuar dy aspekte: që qytetarët tanë të mund të lëvizin të lirë e me sa më pak barriera, pra nëse ka elemente shtesë në lidhje me udhëtimin jashtë, qytetarët të jenë sa më të informuar mbi kushtet e udhëtimit e ai tashmë të jetë kënaqësi e jo vështirësi siç ka qenë më parë, dhe e dyta është të sigurohemi që liberalizimi i vizave të mos keqinterpretohet dhe keqpërdoret, ku kemi shpjeguar se çka nënkupton e çka nuk nënkupton liberalizimi i vizave”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të Kryeministrit.

Kujtojmë që fushata për liberalizimin e vizave ka nisur me datën 5 tetor, ku për më shumë se një muaj janë vizituar qytete e lokalitete anembanë vendit, e tashmë po vijon ende përmes rrjeteve sociale e televizioneve.

Kjo konferencë u organizua nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare në bashkëpunim me International Organization for Migration (IOM), Friedrich-Ebert-Stiftung (FES), si dhe Kantar (Index Kosova)., bëhet e ditur në këtë njoftim.​

Vogel: Vështirë të mendohet për ndonjë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë deri para vitit 2025

Vogel: Vështirë të mendohet për ndonjë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë deri para vitit 2025

Toby Vogel, ekspert në Këshillin e Politikave të Demokratizimit, vlerësoi se ekziston një probabilitet minimal për përparim të dukshëm në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se ai nuk pret normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë deri në mesin e vitit 2025.

Vogel shtoi se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka 10 vjet që po vazhdon, prandaj është e qartë se diçka nuk është në rregull.

“Tani, nëse bëhet fjalë për vendosjen e një dialogu, formatin, apo nëse këto janë thjesht pyetje që mund të mos jenë të duhura për një zgjidhje të negociuar, do të ishte shumë e vështirë të thuhet. Është e vështirë për mua të imagjinoj ndonjë zgjidhje, ndonjë marrëveshje, diku deri në mesin e vitit 2025. Por kjo është gjithashtu duke supozuar se Vuçiq në të vërtetë dëshiron një marrëveshje. Unë mendoj se ai do të pajtohej me një marrëveshje nëse merr veriun e Kosovës në këmbim, dhe nuk mendoj se kjo ide ka vdekur, thjesht është varrosur në vitin 2019. Por as nuk ka vdekur, mund të ringjallet në çdo kohë. Ose nëse e lejon atë të avancojë në Bashkimin Evropian, por duke supozuar se ai vërtet dëshiron të anëtarësohet në BE. Nuk jam i sigurt se Aleksandar Vuçiç dëshiron që Serbia të bashkohet me Bashkimin Evropian. Unë nuk e shoh se çfarë do të fitojë ai në këtë pikë,” tha Vogel në një intervistë për Pobjeda nga Podgorica.

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare iu referua edhe incidentit në manastirin e Banjskës. 

“Shikoni se çfarë ndodhi në Banjskë. Unë nuk mund ta kuptoj se çdo vëzhgues i arsyeshëm, i cili pa se çfarë ndodhi atje, mund të mendojë se këto ishin grupe të lira, për të cilat Vuçiq nuk e dinte se çfarë po bënin. Tani dëgjojmë – ne do të presim derisa hetimi të tregojë rezultatet pas zgjedhjeve presidenciale. Po, por ju tashmë i keni rezultatet. Pse janë zgjedhjet presidenciale në Serbi një temë në këtë kontekst? Ne nuk duhet të merremi me ndihmën e Vuçiqit për të fituar zgjedhjet”, tha Vogel.

Kërkohet që dëmet e luftës të jenë temë e dialogut në Bruksel

Kërkohet që dëmet e luftës të jenë temë e dialogut në Bruksel

Organizatat që merren me grumbullimin e fakteve për krimet e luftës kanë kërkuar nga Qeveria që dëmshpërblimi i dëmeve në njerëz dhe i dëmeve materiale nga lufta të jetë temë e dialogut me Serbinë. Ata kanë thënë se kërkesë e tyre ka qenë që nga fillimi i dialogut që kjo çështje të jetë pjesë e diskutimeve, por që nga asnjë Qeveri nuk është marrë parasysh.

Udhëheqësit e këtyre organizatave kanë thënë se qeveritë kanë bërë pak edhe në sigurimin e gjurmëve të krimit, për të cilën thanë se lejimi i zhdukjes së gjurmëve të krimit është përsëritje e krimit. 

Ahmet Grajqevci, kryetar i Këshillit Koordinues për të Zhdukurit dhe Krimet e Luftës, ka thënë se nga viti 2013 kanë kërkuar që dëmshpërblimi nga Serbia për krimet e saj në Kosovë të jenë pjesë e dialogut.

Ai tha se në Kosovë mbi 65 për qind e fshatrave kanë qenë të shkatërruar  nga shteti serb, duke mos përfshirë këtu dëmet në pronën shtetërore. 

“Qysh në fillim në 2013 kemi kërkuar që të jetë pjesë e dialogut dëmet e luftës, dëmet e popullatës civile që janë vrarë. Kemi njerëz të vrarë shumë të cilët duhet që të dëmshpërblehen nga shteti serb për krimet që ka bërë. Sa i përket dëmeve materiale ajo po ashtu patjetër duhet sepse është një vlerë e madhe të cilat janë bërë në mënyrë komanduese, administrative dhe gjitha dëmet janë bërë me projekte të caktuara. Në Kosovë dëmet diku kanë qenë 65 për qind të fshatrave të dëmtuar, janë miliarda të dëmtuara”, tha ai. 

Ai tha se asnjë Qeveri nuk ka dhënë maskimunin sa i përket çështjes së krimeve të luftës. 

“Vazhdimisht kjo ka qenë kërkesa jonë, çdo takim qoftë ndërkombëtar ka qenë kërkesë që dëmet e luftës herdokurdo duhet të nxjerrën në pah dhe të i jepet vlerësimi finalë për dëmshpërblimet e luftës. Kjo ka qenë dhe kështu kemi kërkuar edhe më njerëzit tanë që kanë shkuar në dialog. Së pari zbardhja e fatit të personave të zhdukur, viktimat e luftës të dhe dëmet materiale që i ka bërë Serbia në Kosovë. Kjo është me konvente ndërkombëtare të cilat ato herdokurdo Serbia do të përgjigjet sa më herët të kërkohet është aq më e mirë. As një qeveri nuk mund të them që e ka dhënë maskimunim në këtë drejtim, nga qeveri Thaçi e deri me sot as një qeveri nuk ka qenë e angazhuar sa duhet në krimet e luftës, në dëmet e luftës, në procesin e të zhdukurve”, tha ai. 

Jahir Bejta kryetar i organizatës “Ngritja e Zërit”, tha se si organizatë kanë kërkuar që kjo çështje të trajtohet qysh në fillim të dialogut me Serbinë.

Bejta tha se kanë hartuar 1 mijë e 200 padi, të cilat janë dorëzuar nëpër gjykata për kompensimin e dëmeve të luftës të shkaktuara nga Serbia, por që të gjitha janë refuzuar, me arsyetimin se ato nuk janë kompetente të padisin një shtet tjetër, raporton EO.

“Me siguri se duhet që të jetë, pikërisht në vitin 2011 i kemi shkruar në mënyre zyrtare, Edita Tahiri që ka qenë kryenegociatore edhe i kemi dërguar konkluzion nga shoqata Ngritja e Zërit, që patjetër temat e para të jetë çështja e të zhdukurve, pastaj kompensimi i dëmeve edhe të tjerat. Kemi thënë në mënyrë decidive dhe implecite që po që së ndodh që të kalkulohen mos përfshirja e dëmeve ajo do të jetë barrë për ndonjë qeveri të ardhshme për arsye se jeta e njeriut edhe pasuri janë kategori kushtetuese dhe nuk ka as kush të drejt ti kalkuloj e as ti fal”, tha ai.

“Në këtë drejtim nuk është bërë sa duhet, por premtime janë dhënë më shumë nëpër fushata zgjedhore edhe në fillimi e punës që do të mblidhen dhe do të ngritën padi, po praktikisht edhe faktikisht nuk është punuar asgjë. Deri më tani janë 1200 dosje tërësisht, por të gjitha kanë ngel rrugës, vetëm 100 kanë shkuar tekë Gjykata Kushtetuese. Demotivimi është refuzimi, ato refuzohen. Të gjitha refuzohen, edhe është e njëjta përgjigje. Lejimi i zhdukjes së gjurmëve të krimit është përsëritje e krimit, vepër penale, do të thotë ne jemi duke përsërit krimin pasi që na ikin provat”, tha ai. 

Theranda Basket OJQ Sport Rr Brigada 123,
Kosovë
Prime Led Sh.p.k Marketing / Web Brigada.123,
Kosovë
Moler Andi Ndërtimtari Suharekë,
Kosovë
PRIMA QERAMIKA Tjera Shirokë, Suharekë,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende25 ditë

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë