Zëvendëskomandanti i KFOR-it viziton kontingjentin armen në Aeroportin Ushtarak të Sllatinës

20.05.2024

Zëvendëskomandanti i misionit të KFOR-it, gjeneral brigade Federico Bernacca, ka vizituar sot Aeroportin Ushtarak të Sllatinës.

Zëvendëskomandanti i KFOR-it viziton kontingjentin armen në Aeroportin Ushtarak të Sllatinës Foto: Ilustrim

I njëjti është shprehur falënderues dhe optimist për punën e forcave paqeruajtëse në Kosovë.

“Në emër të KFOR-it, falënderoj rojet tona në Aeroportin Ushtarak të Sllatinës, për profesionalizmin, përkushtimin dhe shërbimin e paçmuar, të cilat janë çelësi i suksesit të misionit tonë”, tha Bernacca.

Vizita e gjeneral brigade Bernacca përfshinte një përshkrim të detajuar të infrastrukturës së sigurisë së aeroportit, një vlerësim të procedurave operacionale, një vlerësim të përmirësimeve të fundit të bëra në protokollet e sigurisë dhe diskutime me personelin kryesor përgjegjës për menaxhimin e përditshëm të masave të mbrojtjes së forcave.