Zemaj tregon se si do të zhvillohet procesi mësimor pas masave të reja që pritet të votohen nga Qeveria

09.11.2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se sot në mbledhje me Komitetin për menaxhimin e pandemisë është diskutuar për situatën epidemiologjike në vend. Zemaj përmes një postimi në facebook ka njoftuar se situata është e njëjtë si në shtetet e rajonit, por sistemi shëndetësor i Kosovës është i ndryshëm, kapacitetet spitalore nuk janë në […]

Zemaj tregon se si do të zhvillohet procesi mësimor pas masave të reja që pritet të votohen nga Qeveria Foto: Ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se sot në mbledhje me Komitetin për menaxhimin e pandemisë është diskutuar për situatën epidemiologjike në vend.

Zemaj përmes një postimi në facebook ka njoftuar se situata është e njëjtë si në shtetet e rajonit, por sistemi shëndetësor i Kosovës është i ndryshëm, kapacitetet spitalore nuk janë në situatën më të mirë.

Ministri Zemaj kërkon zbatimin strikt të masave që të mos shkohet në gjendje të jashtëzakonshme me të infektuar edhe me të hospitalizuar.

“Për të mos pasur situatë të jashtëzakonshme me të infektuar edhe me të hospitalizuar, kërkohet zbatim strikt i masave dhe veprime urgjente dhe masa më të ashpra” tha Zemaj.

Gjithashtu, Zemaj njofton se shkollat fillore dhe ato të mesme do të vazhdojnë të jenë të hapura kurse universitetet do të vazhdojnë me mësim online, transmeton SuharekaOnline.

“Në tërë këtë situatë, shkollat fillore dhe të mesme do të jenë të hapura por me mbikëqyrje si deri më tani, ndërsa universitetet vazhdojnë me ligjërata online” tha tutje Zemaj.